Basha: Krimi kambanë alarmi, po përgatisim plan ligjor për ta mposhtur

Shqipëria

Basha: Krimi kambanë alarmi, po përgatisim plan ligjor për ta mposhtur

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:26
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar ka deklaruar se është duke u përgatitur një platformë politike që do të luftojë krimin e organizuar.

Gjithashtu Basha foli për deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

“Blerja dhe tjetërsimi i votës nga Rama dhe PS u bë nga paratë e pista të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave dhe klaneve kriminale të krimit të organizuar.
Qytetarët e kanë të qartë se kur një qeveri del nga shitblerja e votës edhe vete qeveria është e blerë.se kur përdoren kriminelët për të mbledhur votat e qytetarëve qeveria i përket krimineleve dhe jo qytetarëve

Vendi është në prag të një gremine, kjo është një kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët. Vendi është në prag të një gremine sa i përket shtetit ligjor. PD po përgatiti një plan politik e ligjor për të nisur me të gjithë shqiptarët, një luftë që do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e krimit të organizuar. Fillimisht duhet me mposhtë Edi Ramën. Ti thuash Edi Ramës të luftoj krimin e organizuar, do të thotë ti thuash të luftojë veten e vet”, tha Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat