Cara: Basha shkeli statutin, zgjedhjet i cakton Kryesia

Shqipëria

Cara: Basha shkeli statutin, zgjedhjet i cakton Kryesia

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 00:46
Igli Cara

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara ka kundërshtuar vendimin e dy nënkryetarve të kësaj partie Paloka e Spaho për shpalljen e zgjedhjeve më 22 korrik. Cara shprehet se vendimi është në shkelje të statutit të PD dhe i gjen kandidatët të papërgatitur. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai thekson se Lulzim Basha nuk mund të jetë fjatori i vetëm për humbjen. Sa i përket gabimeve të Bashës në krye të PD, Cara e vendos theksin te komunikimi arrogant me strukturat.

Cara: Nuk ka asnjë nen asnjë gërmë, asnjë pikë të statutit ku parashikohet ngrirja e kryetarit dhe aq më tepër ngrirja është një fjalë qesharake, Pyetja është kush e ngriu? Ngriu vetë Basha?! Po sikur  ti teket të shkrijë vetëm pas një orë? Basha në 4vitet e tij nuk diti të bënte qartë dallimin mes PS dhe LSI. Ka tre vjet e gjysmë që i shkelte syrin LSI. Bëri një gabim fatal që nuk hyri në procesin e ndarjes territoriale.

Theksin, Cara e vendos te dorëheqja e Bashës, veprim që e ka bërë më parë Berisha, në këtë mënyrë sipas tij do të ketë ketë kushte të barabarta në garë

Cara: Të jesh kokëfortë dhe mos lejosh as garën e brendshme do të thotë të marrësh peng këtë parti. Nëse demokratët do ta votojnë le të hyjë në një garë të ndershme. Por morali e do të bëjë të paktën atë që bëri Berisha.

Nëse nuk ka gare të ndershme përfundoi Cara, humbja për Partinë Demokratike do të jetë më e madhe se humbja e 200 mijë votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat