ALARMI i Zv.Kryeministres: Në disa qytete qarkullojnë makina pa targa me njerëz të armatosur

Shqipëria

ALARMI i Zv.Kryeministres: Në disa qytete qarkullojnë makina pa targa me njerëz të armatosur

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:11
Ledina Mandija

Në një sërë qytetesh të vendit janë konstatuar makina pa targa, ku Brenda ka njerëz të armatosur që janë të përfshirë në rastet e blerjes së votave.

Kjo ishte deklarata bombë e Zv.kryeministres Ledina Mandija, e ftuar në studion e lajmeve në “News 24” nga ku ka folur për incidentet e ndodhura në disa qytete, duke shtuar se do të merren masa për të gjithë personat e përfshirë.

Duke folur për një koordinim të mirë mes institucioneve, Mandija ka folur edhe për disa raste të proceduara e të kallëzuara në prokurori për shitblerje votash.

“Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”,- tha Mandija.

Ajo përmendi se raste të tuilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat