Kreshnik Spahiu largohet nga Shqipëria

Shqipëria

Kreshnik Spahiu largohet nga Shqipëria

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 22:13
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, mesditën e sotme, ka lënë Shqipërinë.Një javë pas dorëheqjes dhe të nesërmen e zgjedhjes së kryetarit të ri të AK, Kreshnik Spahiu është fotografuar në aeroportin “Nënë Tereza”, duke u nisur drejt Milanos.

Nuk dihet nëse Italia është destinacioni apo Milano një tranzit për Spahiun dhe nëse ky largim është i përkohshëm, duke iu referuar ‘goditjes’ së fortë të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

“I tradhtuar” nga aleati tij Lulzim Basha me sa duket Kreshnik Spahiu ka vendosur të qëndrojë edhe larg Shqipërisë, të paktën për disa kohë. Pas daljes së listave të PD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi publikisht daljen nga politika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat