Dëmshpërblimet nga përmbytjet, banorët: Grevë përpara kryeministrisë

Shqipëria

Dëmshpërblimet nga përmbytjet, banorët: Grevë përpara kryeministrisë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:08
Banorët e lagjes Livade të Shkodres

Greva e zhvilluar nga 8 banorët e lagjes Livade të Shkodres në 25 Janar ka qënë e paligjshme dhe ndaj tyre policia e shtetit ka regjistruar në 18 shkurt të këtij viti proçedim penal për to.

Mbi këtë proçedim të nisur nga policia, organi i akuzës ka thirrur 8 ish grevistët mengjesin e së martes për t’i marrë pyetje. Ka qënë oficerja e policise gjyqësore Suela Kerxhaliu që mori në pyetje ndarazi 8 ish grevistët, ku të vetmet detaje që ajo ka kerkuar prej tyre mësohet se ka qënë arsyeja e nisjes së grevës dhe përse kanë marrë një vendim të tillë, kur nga policia nuk kanë patur leje.

Banorët i kanë bërë të ditur oficerës së policisë gjyqësore se vendimi i tyre ka ardhur i sforcuar nga mungesa e përgjigjes prej qeverisë shqiptare rreth parave të demshpërblimit të përmbytjeve të viteve 2010 – 2011.

Si provë ata i kanë dorëzuar dokumentacionin e siguruar rreth vleërësimit që asokohe i është bërë banesave e tokës bujqësore. Vetë banorët thonë për mediat se ky është veprim absurd, duke kërkuar t’i dënojnë këta të fundit, në një kohë që politika lirisht ngre çadra në mes të kryeqytetit. Ata kërcënojne me nisjen e një tjetër greve, këtë radhë përparas kryeministrise, ose ministrisë së energjitikes.

Banor: Është vetëm thirrje politike se ne nuk jemi as hajduta as kriminela. Na thirrën në Prokurori për një të drejtë që na takon.

Banor: Kemi vendsur që ditën e enjte do të jemi në greve përpara kryeministrisë ose ministrisë së Energjistikës.

Greva e urisë e 8 ish grevistëve: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci,  arben Kola, Mhill Guri, Skender Mhilli dhe Dritan Ndreu zgjati 19 orë në sheshin përpara bashkisë së Shkodres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat