Rashford hyn në histori të Anglisë

Futboll

Rashford hyn në histori të Anglisë

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:09
Marcus Rashford

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka hyrë në histori të Anglisë duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur në Kampionate Evropiane për "Tre Luanët"

Rashford u inkuadrua në minutën e 73-të në ndeshjen ndaj Uellsit duke zëvendësuar Adam Lallanan.

Me 18 vjet e 228 ditë ai bëhet anglezi më i ri i paraqitur në Europiane.

Wayne Rooney mbante këtë rekord që nga Euro 2004 kur u paraqit në humbjen 2 me 1 nga Franca, me katër ditë më i vjetër se Rashfordi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat