Umtiti flet për transferimin te Barcelona

Sporti

Umtiti flet për transferimin te Barcelona

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 09:19
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti, mbrojtësi i Lyonit, është shumë i lumtur që ka zgjuar interesimin e kampionit të Spanjës, Barcelonës.

Mbrojtësi i Lyonit, Samuel Umtiti ia ka bërë me sy Barcelonës. Reprezentuesi i Francës është shumë i lumtur që ka zgjuar interesimin e kampionit të Spanjës, Barcelonës

 Tashmë nuk është sekret që Barcelona po e kërkon Umtiti, derisa këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas.

"Barcelona është një klub ku shumë lojtarë do të dëshironin të luanin”, ka deklaruar ai për L'Equipe.

"Ka mundësi për të qëndruar dhe për të shkuar. Por, sinqerisht, për momentin, unë jam i përqendruar në Kampionatin Evropian. Unë dua të bëj gjënë e duhur dhe pastaj ne do të flasim me klubin tim.", ka theksuar ai.

 Umtiti, i cili bëri 38 paraqitje në të gjitha garat për Lyonin këtë sezon, ka kontratë  me klubin deri në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat