Jep dorëheqjen kreu i PD në Pogradec pas vendimit për zgjedhje të reja

Shqipëria

Jep dorëheqjen kreu i PD në Pogradec pas vendimit për zgjedhje të reja

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:21

Kreu i degës së Partisë Demokratike për qytetin e Pogradecit, Renato Peza ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Kjo lëvizje ka ardhur pas vendimit të kryesisë së Partisë Demokratike për të zhvilluar zgjedhje të reja në degën e PD në Pogradec.

Në një komunikim për mediat, Peza është shprehur se ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen, pasi ndihet i ofenduar dhe poshtëruar nga vendimi i Kryesisë. “Ky nuk është standardi që unë prisja nga PD”, është shprehur Peza.

“Situata mbas zgjedhjeve të 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PD-ja solli një transformim brenda strukturave të PD-së. Anëtarë të Kryesisë, Kryetarë Grup Seksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë, duke filluar nga Kryetari i Bashkisë, Sekretari i Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve, të cilët njëkohësisht u emëruan edhe Administratorë!”, – thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat