Reshje të dendura shiu, rrëshqitje dherash e gurësh në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Reshje të dendura shiu, rrëshqitje dherash e gurësh në Rrugën e Kombit

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:46

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë nisur prej 24 orësh në të gjithë rajonin veri-lindor, kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugorë. Rrëshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë prezente në shumë segmente të Rrugës së Kombit , duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me vështirësi gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Në segmentin rrugor Kukës- Tuneli i Kalimashit ka pasur vështërsi të lëvizjes së automjeteve edhe për shkak të erërave të forta dhe shikueshmerisë së vogël si pasojë e prezencës së mjegullës së dendur.

Kompania mirëmbjatëse e këtij segmenti rrugorë ka punuar për pastrimin e rrugës ndërsa apeluan tek drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë udhëtimit për shkak të pikave të rrezikshme të këtij segmenti ku rrëshqitja e dherave dhe gurëve është gjithnjë e pranishme.

Edhe qyteti i Kukësit u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe për pasoje pati vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve.

Pas ndërprerjes së reshjeve të borës, nga mbrëmja e kaluar zona verilindore është përfshirë nga rreshje të mëdha të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat