Kongresi i PS/Rama: Nesër votohen delegatët nga 4 Qarqe, ditë e vecantë

Shqipëria

Kongresi i PS/Rama: Nesër votohen delegatët nga 4 Qarqe, ditë e vecantë

Nga: Gjergj Koja Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 18:44

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherëz edhe Kryeministër, bëri të ditur zgjedhjen e delegatëve të Kongresit që do të mbahet në 19 Mars. Zgjedhjet do të zhvillohen në degët e PS-së që mbulojnë 4 qarqe, Korcë, Elbasan, Berat dhe Fier. “Nesër ditë e veçantë në PS! Anëtarësia e qarqeve Fier, Berat, Elbasan dhe Korçë voton për të zgjedhur delegatet e Kongresit! 50% gra, 50% burra”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Kongresi i PS-së pritet të miratojë ndryshimet në statut, të rikonfirmojë Ramën në Krye të PS-së dhe pritet të zgjedhë anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Ndërkohë Ben Blushi, i mbështetur nga të paktën dy deputete, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, kërkon që Kongresi i PS-së të përcaktojë datën për zgjedhjen e Kreut të PS-së përmes parimit një anëtar, një votë. Gjithashtu Blushi ka paralajmëruar se do të paraqesë në Kongresin e 19 Marsit një platform për ta rikthyer partinë në rrugën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat