Meta: "Nuk e mohoj dëshirën për t'u bërë President"

Shqipëria

Meta: "Nuk e mohoj dëshirën për t'u bërë President"

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 08:01

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pranon për herë të parë se mund të jetë kandidat për President të Republikës. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, kreu i LSI-së tha se çdo politikan mbi 40 vjeç mendon se një ditë mund të jetë kryetar i shtetit.

“Kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç, jo vetëm për Ilir Metën. “Që t’ju them se s’më ka shkuar në mendje, s’do të isha i sinqertë, por jo ta shoh si domosdoshmëri. Kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç, jo vetëm për Ilir Metën. Çdo politikan aktiv nuk është se nuk e mendon, se nuk do ta pranonte këtë pozicion në një moment të caktuar, në rrethana të caktuara. Asnjë lloj pozicioni nuk është qëllim në vetvete, është produkt i natyrshëm i një instance të caktuar”, u shpreh Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat