Fullani padit Kuvendin dhe BSH për shkarkim të padrejtë nga detyra

Shqipëria

Fullani padit Kuvendin dhe BSH për shkarkim të padrejtë nga detyra

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:03

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur në Gjykatën Administrative Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë, për shkarkimin në mënyrë të padrejtë nga detyra. Ish-Guvernatori drejtoi Bankën e Shqipërisë për rreth 10 vjet, deri në momentin që u arrestua teksa po dilte nga zyra e tij. Më pas ishte Këshilli Mbikqyrës i BSH-së dhe Kuvendi i Shqipërisë që ndërmorri hapat për shkarkimin e Fullanit nga detyra e Guvernatorit.

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës Së Shqipërisë Ardian Fullani.

Ish-guvernatori Fullani akuzohej për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve, i njohur ndryshe si skandali i vjedhjes së Thesarit. Fullani u arrestua me urdhër të Prokurorisë, por fitoi lirinë nga Gjykata e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat