AK: Ja si e goditëm në kokë me vezë ministrin Beqaj! Kush vjedh fondet publike do ketë të njëjtin fat

Shqipëria

AK: Ja si e goditëm në kokë me vezë ministrin Beqaj! Kush vjedh fondet publike do ketë të njëjtin fat

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:44

Kryetari i Rinisë KuqeZi, Flavio Qarri deklaron se kjo lëvizje merr përsipër zyrtarisht goditjen që iu bë sot Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

“Sot në ora 08:52 minuta, disa të rinjë të Aleancës KuqeZi i kishin zënë pritë ministrit Ilir Beqja në hyrjen kryesore.

Makina Touareg e cila vlen 45.000 euro u fut në oborrin e Ministrisë dhe në momentin kur ministri Ilir Beqja doli nga makina u derdhën rreth 70 vezë dhe 3 kg domate.

Nga frika ministri Beqaj pasi u godit nga disa vezë në kokën e tij hyri me vrap në derën e institucionit ndësa stafi i tij u izolua brenda në makinë”, thuhet në deklaratën e AK.

Kreu i Forumit të Rinisë KuqeZi, deklaron se Aleanca do vazhdojë me aksione dhe diskreditimin popullor të gjithë ministrave dhe deputetëve që vjedhin fonde publike dhe që abuzojnë me detyrën.

Aleanca KuqeZi paralajmëron qeverinë se drejtësia popullore do t’i ndëshkojë ata publikisht me mjete demokratike dhe paqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat