Balla: Aktet nënligjore për zbatimin e dekriminalizimit miratohen brenda Marsit

Shqipëria

Balla: Aktet nënligjore për zbatimin e dekriminalizimit miratohen brenda Marsit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:39

Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit do të jenë gati brenda muajit Mars. Kjo e bë e ditur nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla pas takimit të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit mes anëtarëve të komisionit parlamentar për Dekriminalizimin dhe eskpertëve të komisionit me ekspertë amerikanë, të cilët njohën komisionin me praktikat ligjore më të mira për zbatimin e dekriminalizimit.

“Aktet nënligjore do të hartohen dhe miratohen nga Kuvendi sepse ja kemi lënë këtë kopetencë Parlamentit ti miratojë ato. Kemi filluar një punë intensive, konsultime me ekspertë që e njohin mirë procesin e kontrollit dhe të vlerësimit.

Do të bëhen gati draftet pastaj do të kalohen në procedurën parlamentare me qëllim që brenda muajit shkurt, mesi i marsit ti kemi gati ti kalojmë në Parlament që procesi shumë i rëndësishëm i integritetit të personave që synojnë së sillen apo të mbajnë një pozicion publik të japin rezultatet e pritura nga i gjithë publiku”, tha Balla.

Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim, fakti që të gjitha cështjet e hedhur anë ligj që janë detyrime për tu deklaruar nga personat që hyjnë në procesin e ligjit janë kaluar me konsensus, procesi i formularëve të vetëdeklarimit është shumë i thjeshtë për ta konkluduar këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat