Zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit, Lu takon deputetët dhe ekspertët e partive parlamentare

Shqipëria

Zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit, Lu takon deputetët dhe ekspertët e partive parlamentare

Nga: Gjergj Koja Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:33

Ambasadori Donald Lu, vec angazhimit në procesin e reformës në drejtësi, është angazhuar edhe për zbatimin e ligjit të Dekriminalizimit, të miratuar në seancën e fundit parlamentare të vitit 2015.

Tashmë ligji, i hyrë në fuqi, pret zbatimin mbi të zgjedhurit apo të emëruarit në administratë, ndërsa pritet miratimi i akteve nënligjore, përmes të cilave do të garantohet ndërprerja e mandateve apo largimi nga administrata të personave që rezultojnë me rekorde kriminale.

Diplomati amerikan ka nisur një takim në kryesinë e Kuvendit me ekspertët e partive dhe deputetët e PD-së, PS-së dhe LSI-së, konkretisht Oerd Bylykbashi, Taulant Balla dhe Luan Rama mbi zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se diplomati amerikan do të njihet me fazën në të cilat ndodhet procesi, ndërsa mësohet se është kërkuar që zbatimi i dekriminalizimit të nisë sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat