29 Nëntori, Rama: Sfida e sotme, të fitojmë luftën pa humbur paqen

Shqipëria

29 Nëntori, Rama: Sfida e sotme, të fitojmë luftën pa humbur paqen

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 19:14

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një ceremoni në ambientet e Kryeministrisë me rastin e Festës së Çlirimit. Rama tha se 29 Nëntori shënon finalizimin e një lufte që e vendosi kombin tonë në anën e duhur të historisë.

Rama u ndal edhe në luftën ndaj terrorizmit. Ai tha se sulmet në Paris ishin një mesazh i përgjakshëm lufte ndaj Francës e ndaj mbarë botës. “Sot, 29 Nëntori duket më i çmuar kur armiku më i ri i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende”, tha ai.

Kreu i qeverisë tha se sfida e qytetërimit që i përkasin shqiptarët është të fitojë luftën pa humbur paqen.

“Për shqiptarët që prej 25 vjetësh, lufta kundër terrorizmit nuk është vetëm lufta e shteteve kundër terrorizmit. Kjo luftë është për të mos lejuar që terrori të përcaktojë axhendën tonë të përditshme”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat