103 pemë për 103 vjetorin e Pavarësisë nga fëmijët e Tiranës

Shqipëria

103 pemë për 103 vjetorin e Pavarësisë nga fëmijët e Tiranës

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 09:56

Fëmijët e Tiranës pranë Kodrës së madhe tek Varrezat e Dëshmorëve, do të mbjellin 103 pemë në shenjë përkujtimi për 103 vite Pavarësi.

Ky veprim paqeje vjen si shenjë e ruajtjes të kujtesës së përbashkët, duke nisur kështu hapjen e sezonit të mbjelljeve nga nisma vullnetare Mbill Pemën Tënde, ku nga nesër vazhdon dhe përhapet në të gjithë Shqipërinë.

“Në të gjitha aksionet e tjera e në vazhdim, nisma ka si qëllim të edukojë mbjelljen e pemëve përmes fëmijëvë. Këto pemë do të mbillen nga fëmijët e Tiranës bashkë me fëmijët e Fshatit SOS. Të gjithëve u është lënë si detyrë ti vendosin pemëve emrin e tyre përmes një etikete, gjithashtu edhe emrin e një njeriu të dashur”, thuhet në një njoftim të kësaj nisme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat