Nishani dekoron kombëtaren me “Nderi i Kombit” (Foto)

Shqipëria

Nishani dekoron kombëtaren me “Nderi i Kombit” (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:34

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi Federatën Shqiptare të Futbollit “Mjeshtër i Madh” dhe Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Presidenti Nishani priti në ambientet e Presidencës ekipin e kombëtarës së Shqipërisë ku mbajti edhe fjalën e rastit.

“Ndihemi krenarë jo vetëm si sportedashës por dhe si qytetare dhe organizuam këtë ceremoni modeste për të shprehur mirënjohjen për kombëtaren Shqiptare të futbollit dhe gjithashtu dhe për Federatë Shqiptare të Futbollit. Ndeshja me Armeninë ishte një fitore e merituar dhe e papërsëritshme. Sot ne ndjehemi më krenarë se kurrë. Këtë nuk e them vetëm unë si President, por atdhedashuria është në çdo ne skaj të kombit dhe të globit, ne Elbasan, Kosovë, Stokholm, Londër, Shkup, Ulqin dhe Paris kudo janë bashkëkombasit tanë”, tha Nishani.

Presidenti Nishani vlerësoi lart Federata Kombëtaretare e Futbollit duke u shprehur se “ka punuar me përkushtim për vite me radhë, duke vijuar se “Kombëtarja solli më shumë se kurrë karakterin e vërtete të Kombit dhe shpirtin e saj evropian. Kombëtarja jonë ia doli mbanë dhe unë kam nderin ta shpall atë “Nder i Kombit”, po kështu i shpreh mirënjohjen për Federatës së Futbolli dhe e shpall “Mjeshtës i Madh”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat