Ministria e Transporteve: Ja situata në akset rrugore e 12 orëve të fundit

Shqipëria

Ministria e Transporteve: Ja situata në akset rrugore e 12 orëve të fundit

Nga: Gjergj Koja Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:31

Pas përmbytjeve të së dielës, Ministria e Transportit me anë të një deklarate për shtyp ka sjellë informacionin për situatën në rrugët e vendit sipas qarqeve, si edhe rekomandimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për gjithë drejtuesit e mjeteve

Tiranë            

Aksi Qafe Priske – Shëngjergj, qarkullimi është normal, megjithëse ka rënie gurësh në kunete.
Ka prani aluvionesh në Ibë,  rruga është e kalueshme dhe po punohet për të mundësuar qarkullimin normale të automjeteve..

Durrës

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.

Elbasan

Aksi Elbasan – Qafe Thanë, është normal pa probleme në qarkullim.

Aksi Elbasan – Peqin, km 60-63 Derven, ka rënie guresh dhe bllokime tombinosh.
Po punohet per zhbllokimin e tyre. Po në këtë aks, km 86, në Papër, ka dalje dherash në rrugë.
Po punohet për normalizimin e situatës.

Aksi Elbasan – Gramsh, segmenti K/Shirgjan – Cingare, ka shembje dherash nga skarpata.

Jane marrë masa, situata është normale. Segmenti Banje – Drizë, i bllokuar për shkak të rritjes
se nivelit të liqenit të Banjës. Qarkullimi bëhet nga segmenti tjetër.

Segmenti Gramsh – Kodovjat, në vendin e quajtur Mashan, ka rrëshkitje dherash. Rruga është me një kalim. Po punohet për normalizimin e situates.

Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.

Vlorë

Në aksin Vlore – Orikum:  Në km – 3 ne km – 4, dhe në km – 6 si rezultat i reshjeve te vazhdueshme dhe shume intensive ka patur rreshqitje dhe shkeputje te masiveve te dheut që ndodhen gjatë shpateve të rrugës dhe mbi shpatet e rruges. Për pasoje prurjet e ngurta janë depozituar në trup të rrugës duke e bllokuar . Është punuar vazhdimisht me mjete të rënda dhe aktualisht rruga eshte e kalueshme me nje kalim. Prurjet e ngurta  janë kryesisht shkëmbore me dimensione të mëdha.

Gjirokastër

Në aksin rrugor Këlcyrë – Ballaban:

Ne km 12,2 deri ne km 15. Në këtë segment rrugor si rezultat i prurjeve shumë të mëdha ujore dhe të ngurta dhe si rezultat i mos funksionimit të urave te vogla, janë shkaktuar dëmtime shumë të mëdha në elementet funksionale të rruges ne trup të rrugës në bankina, në tombino në ura te vogla, deformime në shtresat rrugore, geryerje në të gjithë gjatesinë e këtij segmenti etj. Pervec këtyre ka patur edhe depozitime të ngurta në sipërfaqen e rrugës gjatë gjithë segmentit duke e bllokuar atë. Me problematike është gjëndja ne km -13.9 ku si rezultat i gërryerjes së trupit të rrugës njëri krah i rrugës është jashtë funksionit dhe në rast avancimi mund të dëmtohet totalisht i gjithë trupi i rrugës duke e bllokuar plotesisht atë. Bankinat dhe një pjesë e trupit te rruges janë dëmtuar totalisht. Edhe në këtë segment është punuar me mjete për largimin e depozitimeve dhe rruga është e kalueshme. Kurse ne km – 13.9 qarkullohet me një kalim.

Korçë

Në aksin Korçë – Erseke: Në km 41 – 42 në Hyrje te qytetit te Ersekës si rezultat i reshjeve të vazhdueshme dhe shumë intensive ka patur rrëshqitje dhe shkeputje të masivëve të dheut që ndodhen gjatë shpateve të rrugës dhe mbi shpatet e rrugës. Për pasoje në një gjatësi rreth 400m prurjet e ngurta  janë depozituar në siperfaqe të rrugës duke e bllokuar totalisht atë.
Prurjet e ngurta përbëhen nga shkëmbinj, gurë,dhera,materiale drusore dhe lartesia e depozitimeve është rreth  1 deri në 1,5m. Volumi total i prurjeve të ngurta  në siperfaqën e rrugës eshte rreth 3000m3. Eshte punuar vazhdimisht me mjete te renda dhe aktualisht rruga eshte e kalueshme me nje kalim.

Kukës

Ka rënie guresh në rrugë, të cilat jane pastruar nga ish kontraktoret. Qarkullimi është normal në
të gjitha akset e këtij qarku.

Dibër  

Ne aksin Skurraj – Burrel  dhe  Burrel – Qafe Bualli ka patur rënie gurësh në rrugë, të cilët kanë krijuar probleme në qarkullim. Inspektoret dhe firmat ish kontraktore, po punojnë për normalizimin e situatës.

Rekomandohet për gjithë drejtuesit e mjeteve:

Të bëhet kujdes gjatë kalimit në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat