Meta ‘thumbon’ Ramën? “Kualifikimi të mos zbehë vëmendjen për përmbytjet”

Shqipëria

Meta ‘thumbon’ Ramën? “Kualifikimi të mos zbehë vëmendjen për përmbytjet”

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:20

Kryeparlamentari Ilir Meta ka goditur sërish me një deklaratë me spond për kryeministrin Edi Rama. Teksa edhe opozita e akuzoi dje Ramën se qante hallin e ndeshjes që nuk do shihej në sheshin para godinës së Kryeministrisë, për shkak të përmbytjeve dhe nuk tha asnjë fjalë për situatën e familjeve të prekura nga ky fenomen natyror, edhe Meta sot para mediave ka dhënë një përgjigje për shefin e qeverisë.

I pyetur nga mediat për situatën e përmbytjeve dhe çfarë po bën qeveria për këtë gjë, Meta tha:

“Pritet që të ketë mot të vështirë dhe shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos çojë në zbehjen e vëmendjes nga problemi real dhe shqetësues në jug të vendit dhe kudo tjetër ku situata mund të vështirësohet”,- tha Meta.

DJE/***I gjithë problemi i kryeministrit duket se ka qenë që shiu ka anuluar aktivitetin që bëhet në çdo ndeshje të kombëtares tek Kryeministria. Kuqezinjve Rama i ka uruar bereqet.

“Per shkak te shiut te rrembyeshem i pamundur organizimi i sotem ne Parkun e Kryeministrise:-( Qofte bereqet per Kuqezinjte:-)‪#‎ForcaShqiperia”.

Më parë, dje, ishte kreu i opozitës Lulzim Basha ai që në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qeverisë të mobilizohet për situatën që ka mbërthyer vendin. Por Rama replikoi duke thënë se opozita “bën politikë me shiun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat