Berisha përkrah Agon Channel: Rama e mbylli me arbitraritet

Shqipëria

Berisha përkrah Agon Channel: Rama e mbylli me arbitraritet

Nga: Nga Sali Berisha Më: 10 tetor 2015 Në ora: 19:25

Sot Edi Rama, pas nje beteje shume mujore mbylli me rruge anti-ligjore Agon Channel, duke i nderprere furnizimin me energji elektrike. Me kete akt primitiv dhe hakmarres ai shuajti sot, pas nje seri masash te kundraligjshme, zerin e televizionit me kritik ne vend ndaj tij!

Keshtu, Edi Rama sot finalizoi ne rruge bantiteske aktin e tij te ulet hakmarres ndaj Agon Channel duke u bere i pari kryetar ekzekutivi qe mbyll vet direkt, ne kundershtim me cdo ligj dhe Kushtetuten e vendit nje media private duke kryer keshtu nje akt madhor kriminal ndaj fjales dhe mediave te lira.

Muaj me pare, pas kercenimeve banditeske ndaj stafit dhe pronarit te Agon Channel per shkak te emisioneve tronditese, kronikave te lajmeve, komenteve, editorialeve, debateve, opinioneve per qeverine te gazetareve dhe publicisteve nder me te miret te vendit, Edi Rama, pa asnje baze leshoi urdher arresti per pronarin e televizionit me akuzen fallco, te stisur nga Gazheli i parave te pista te partise, per larje parash. Edi Rama mashtroi paturpesisht shqiptaret duke ju thene se pronari i Agon Channel po hetohej bashkarisht me palen italiane per larje parash, gje e cila u mohua ne menyre kategorike nga ministria e Jashtme e Italise. Nderkohe qe te gjitha pergjigjet nga institucionet me serioze financiare provonin origjinen e rregullt te transfertave financiare te Francesko Bechettit, Edi Rama vendosi konfiskimin e Agon Channel, akt ky kryekeput anti-ligjor por qe e detyronte qeverine te merrte vet ne administrim televizionin dhe te paguante te gjitha rrogat e personelit dhe punonjesve si dhe te gjitha shpenzimet e perditshme te rrjetit televiziv gjersa çeshtjet me pronarin te merrnin zgjidhje legale perfundimtare.

Edi Rama, ne shkelje flagrante te ligjeve te vendit, pas vendosjes se konfiskimit nuk ju pagoi asnje dite rrogen punonjesve as dhe shpenzimet, e me shprese se keshtu do te shuante zerin e tyre, bllokoi cdo transferte nga pronari ne adrese te punonjesve dhe televizionit te tij.

Pasi deshtoi dhe me keto masa staliniste policeske, ai i preu sot energjine elektrike, te cilen vet shteti sipas ligjit duhej ta paguante qe nga dita e vendosjes se sekuestros.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist hakmarres te pashembullt te Edvin Kristaq Rames dhe shprehur nderimin tim me te madh per te gjithe ata qe shnderruan me guxim dhe profesionalizem Agon Channel ne nje ze te pavarur, avokat te interesit publik, ju bej thirrje qytetareve te vendosim sa me pare per nje revolucion demokratik, per t’u ndare nga kjo klike e banditeve ne pushtet te Edi Rames!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat