Basha: Për fermerët taksë e sheshtë 9%

Shqipëria

Basha: Për fermerët taksë e sheshtë 9%

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 11:57

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në vijim të turit "Fjalën e kanë qytetarët", është takua me fermerët në Barbullinë.

Sipas njoftimit për shtyp nga PD, fermerët janë ankuar se “rritja e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre”.

“Ata thonë se çdo ditë janë nën presionin e policisë dhe të tatimorëve me kërkesa nga me absurdet. Po kështu, ata thonë se për shkak të vështirësive që u krijohen bizneseve kosovare ata nuk marrin më prodhimet e tyre por kanë braktisur Shqipërinë dhe janë zhvendosur në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Ndërkohë, nga ana e tij, Basha u bëri të ditur fermerëve se kërkesat e tyre do adresohen në programin qeverisës të demokratëve.

Basha u ka premtuar: “Ulje e çmimit të naftës me 240 lekë për litër dhe ulje e çmimit të energjisë”. Sa i përket taksave, Basha ka theksuar se demokratët do të vendosin taksën e sheshte më të ulët në Europë prej 9%, në mënyrë që 450 milionë euro që mblidhen sot dhe nuk dihet se ku shkojnë t’i rikthehen qytetarëve.

“Për mua më e rëndësishme se sa ardhja në karrigen e pushtetit duke bërë pazar është mbështetja juaj për t’u zgjidhur problemet. Në qoftë se ju thoni se problemi kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat që ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurt se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore”, është shprehur kryetari i PD-së.

Basha ka shtuar: “Jemi dukë bërë platformën dhe në platformën e taksave, në përgjithësi po ju them, taksa e sheshtë do te jetë 9%. Çfarë do të thotë taksë e sheshtë 9%?! Do të thotë se 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, ato para t’ia kthejmë tregut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat