Afera e CEZ, Dritan Prifti në Prokurori: Paraqita prova dhe fakte që implikojnë Metën

Shqipëria

Afera e CEZ, Dritan Prifti në Prokurori: Paraqita prova dhe fakte që implikojnë Metën

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:01

Dritan Prifti ka dëshmuar në Prokurori në lidhje me cështjen “CEZ”. Për rreth 1 orë ish-ministri i Energjitikës i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve me cilësinë e personit që ka dijeni për cështjen. Prifti e ka cilësuar dëshminë e tij si pjesë të sekretit hetimor, ndërsa është shprehur se me vullnetin e tij të lirë ka dorëzuar prova dhe fakte që implikojnë Ilir Metën me aferën e CEZ. Prifti tha se kishte marrë konfirmimin nga organi i akuzës se ka nisur hetimet në lidhje me cështjen CEZ. Ndërkohë burime nga organi i akuzës bënë të ditur se krahas dëshmisë, Prifti ka depozituar edhe një video 40 sekondëshe, ku akuzohet deputeti i LSI-së Agron Cela që ka përfituar drejtpërsëdrejti fonde nga DIA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat