Euro 2016/Basha: Ëndrra më pranë se kurrë! Manifestim sic i ka hije dinjitetit tonë arbëror dhe europian

Shqipëria

Euro 2016/Basha: Ëndrra më pranë se kurrë! Manifestim sic i ka hije dinjitetit tonë arbëror dhe europian

Nga: Gjergj Koja Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:29

Ëndrra më pranë se kurrë. Kështu shprehet Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Sebisë. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Basha i bën thirrje tifozave të krijojnë një mbështetje dhe manifestim të madh për kombëtaren.
Kreu demokrat nënvizoi se tifozët në stadium dhe jashti tij duhet të sillen në mënyrë dinjitore dhe europiane.
“Endrra më afër se kurrë. Për një mbrëmje të madhe të futbollit dhe sportit shqiptar; për një manifestim siç na ka hije të dinjitetit dhe imazhit tonë arbëror dhe europian. Për fitoren e Kombetares Kuq e Zi. Përpara Shqipe!”, shkruan Basha, postim që e shoqëron me foton e përfaqësueses kuq e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat