Berisha: Asnjë njoftim për ngjarjen në Laç, asnjë gazetar

Shqipëria

Berisha: Asnjë njoftim për ngjarjen në Laç, asnjë gazetar

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:25

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një mesazh që i është dërguar nga një qytetar në lidhje me ngjarjen në Laç.

Berisha ka publikuar mesazhin e plotë që sipas tij i është dërguar nga qytetari, ku flitet për tentativë të Policisë së Shtetit për të fshehur ngjarjen

Postimi i plotë i Berishës në “Facebook”: Qytetari dixhital informon: Zjarr mbi qytetarët në komisariatin e Kurbinit nga deputeti, Armandi i Partisë. 4 të plagosur!

"Përshendetje z Berisha! Sonte në mesnatë deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga ka plagosur me arme zjarri katër persona në komisariatin e Kurbinit, dhe po mundohen të mbyllin ngjarjen nëpërmjet policisë së shtetit. Kjo është foto e rrethimit te komisariatit me policë, asnjë njoftim për ngjarjen asnjë gazetar!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat