Pastrimi i Tiranës, edhe 8 gra të dënuara mes vullnetareve

Shqipëria

Pastrimi i Tiranës, edhe 8 gra të dënuara mes vullnetareve

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:36

Aksionit qytetar për pastrimin e Tiranës, të thirrur nga Bashkia e kryeqytetit, i janë bashkuar mes të tjerash edhe 8 gra të dënuara nga IEVP “Ali Demi” dhe punonjës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Të dënuarat e shoqëruara nga forcat e sigurisë, kanë kontribuar në pastrimin e njësisë bashkiake nr.1 në zonën Ali Demi, ndërsa janë pajisur me veshje identifikuese dhe mjete për pastrimin.

Të burgosurave pjesëmarrëse në aksion u kishte mbetur edhe shumë pak muaj dënim për të kryer dhe kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë për të marrë pjesë në këtë nismë qytetare.

Kjo është e disata herë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve angazhon personat e dënuar dhe stafin e burgjeve në aksione qytetare të përbashkëta të kësaj natyre. Nisma të tilla nxisin përfshirjen në komunitet dhe motivimin e personave të privuar nga liria, që përbën synimin kryesor të sistemit të burgjeve në çdo vend.

Punonjësit e policisë nga ana e tjetër kanë dhënë kontributin e tyre në pastrimin vullnetar të territorit përreth ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat