Operacioni kundër informalitetit, edhe avokatët pajisen me kasa fiskale/Visha: Nuk ndodh askund kjo

Shqipëria

Operacioni kundër informalitetit, edhe avokatët pajisen me kasa fiskale/Visha: Nuk ndodh askund kjo

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:04

Operacioni kundër informalitetit ka detyruar edhe avokatët të pajisen me kasa fiskale. Por duket se ky veprim nuk është mirëpritur, gjë që pasqyrohet edhe përmes një Memo-je që avokatët penalistë i kanë drejtuar Minitrisë së Financave.
“Sot për herë të parë u pajisa me kasë fiskale. Kam 19 vite punë si avokat që jam tatim pagues i rregullt. Në asnjë vend të botës avokati s’paguan TVSH dhe s’ka kasa sepse avokati nuk shet mall apo sende, ndërkohë që është faji i DHKA ( Dhoma Kombëtare e Avokatisë) që nuk ngre peshë avokatët kundër urdhrit të ministrit të Financave për pajisje me kasa avokatët.
Puna e avokatit tatohet me vendime gjyqësore si dhe me zyra avokatie ku 50 % e avokatëve nuk kanë zyra dhe s’janë të licencuar nga organet tatim paguese”, shkruan në profilin e tij avokat Saimir Vishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat