SHCBA heton implikimin e policëve /”Daja” komisar, i implikuar në rrjetin e transportit të drogës me avion

Shqipëria

SHCBA heton implikimin e policëve /”Daja” komisar, i implikuar në rrjetin e transportit të drogës me avion

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 13:36

“Djemtë përfituan nga njohja me mua, por si oficer karriere po ju them me bindje se kurrë nuk kam qenë pjesë e ndonjë grupi trafikantësh”. Kjo mësohet se ka qenë deklarata e 57 vjecarit Vladimir Zanaj, shefi i personelit në Policinë e Vlorës, i cili u arrestua si anëtari i 14 i grupit që dërgonte drogë me avion nga Vlora në Itali.
Rrjeti u godit 3 ditë më parë, kur në Brindisi u sekuetsruan 128 kg kanabis në avionin “Aeroprakt A22”.
Në kohën kur oficeri Zanaj mohonte akuzat, Kontrolli i Brendshëm në polici mori deklarimet e dy policëve të tjerë, të dyshuar gjithashtu si të implikuar në këtë rrjet kriminal. Më tej, SHÇBA mësohet se ka nisur një hetim të gjerë, për të zbuluar mekanizmin e dhënies së garancisë për trafikantët prej efektivëve të policisë.
Nga përgjimet telefonike të anëtarëve të bandës janë dëgjuar frazat “e ka merak daja”, apo “atë punë e zgjidh daja”, ku referimi ishin parcelat. Në vazhdën e hetimeve, seksioni kundër narkotikëve, ka zbuluar dy mjetet që banda ka përdorur për trafikun e mëparshëm detar të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat