Në shtator ndryshojnë kompetencat e Nishanit

Shqipëria

Në shtator ndryshojnë kompetencat e Nishanit

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 14:05

Në vjeshtë pritet të miratohen ndryshimet më të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.

Ndërhyrjet në Kushtetutë për kompetencat e Presidentit në sistemin e drejtësisë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Prokurorinë, për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ligji për Referendumet, ai për organizimin e pushtetit gjyqësor, si dhe ligji organik për institucionin e Presidentit, janë parashikuar, sipas Planit të Veprimit të komisionit të reformës, të miratohen brenda këtij viti kalendarik.

Këto pritet të jenë dhe çështjet më të nxehta të debatit politik për reformën, për nga vetë rëndësia e shtyllave kryesore të drejtësisë, për të bërë një reformë që ka si synim luftën ndaj korrupsionit, profesionalizimin e sistemit dhe për të shmangur ndërhyrjet e politikës.

Reforma e parë që do të bëhet është ajo që prek institucionin e Presidentit, të cilit parashikohet t’i hiqen disa kompetenca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat