Aksion për lirimin e hapësirave publike nga lokalet

Shqipëria

Aksion për lirimin e hapësirave publike nga lokalet

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:29

Bashkia e Elbasanit ka nisur aksionin për lirimin e trotuareve nga karriget dhe tavolinat e lokaleve, përgjatë rrugëve kryesore të qytetit.

Gjatë aksionit uniformat blu janë hasur me kundërshtimin e pronarëve të lokaleve. Personat që bënë rezistencë ndaj policisë, iu janë sekuestruar tavolinat dhe karriget.

Sipas informacioneve nga terreni, policia bashkiake arriti të lironte trotuaret në rrugët “Rinia” dhe “11 Nëntori”, ndërkohë që në vazhdim në qendër të aksionit do të jetë bulevardi kryesor i qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat