Qeveria mban sot mbledhjen e fundit para pushimeve

Shqipëria

Qeveria mban sot mbledhjen e fundit para pushimeve

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:43

Kabineti i qeverisë “Rama” nisi rreth orës 11:00 mbledhjen e fundit para marrjes së pushimeve.

Anëtarët e qeverisë janë thirrur në ambientet e rezidencës qeveritare në Dajt, për mbledhjen e kësaj të mërkure.

Sipas burimeve bëhet me dije se, takimi i sotëm është më shumë një analizë e punës së këtij sezoni, para se ministrat të marrin pushimet verore.

Ndërkohë që, nuk dihet nëse do të ketë njoftim zyrtar në përfundim të mbledhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat