Babai i djemve të dënuar për vrasjen e 13-vjeçarit: Djemtë e mi po bëjnë burgun për Sokol Mjacajn (Video)

Shqipëria

Babai i djemve të dënuar për vrasjen e 13-vjeçarit: Djemtë e mi po bëjnë burgun për Sokol Mjacajn (Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:02

Vrasja e dy turistëve çekë nga Sokol Mjacaj, ka risjellë edhe historinë tronditëse të vrasjes së 13-vjeçarit Agim Lera pesë vite më parë.

Për këtë ngjarje janë dënuar dy vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra, si autorë, ndërkohë që Sokol Mjacaj u dënua vetëm si bashkëpunëtor.

Babai i vëllezërve Kodra, thotë i bindur se vrasja është bërë nga Sokol Mjacaj.

Por, sipas tij, ai u lirua për shkak se vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Djemtë e mi nuk kanë qenë në vendgjarje.

Ishte Mjacaj ai që e njihte viktimën, pasi ishin në një shkollë.

Djemtë e mi po bëjnë burgun për Sokol Mjacajn, pasi ai u lirua se bashkëpunoi me drejtësinë.

13-vjeçari kishte marrë drogë dhe s’kishte paguar lekët”, ka thënë për News 24, Marash Kodra.

Dy djemtë e tij, Besnik dhe Edmond Kodra, u dënuan përkatësisht me burgim të përjetshëm dhe 11 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat