Lu: Ka probleme me korrupsionin, janë dënuar vetëm 3 gjyqtarë deri tani

Shqipëria

Lu: Ka probleme me korrupsionin, janë dënuar vetëm 3 gjyqtarë deri tani

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:47

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka marrë pjesë sot në një tryezë konsultimi për reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori ka theksuar se në Shqipëri ka probleme me korrupsionin në drejtësi. Nga ana tjetër, Lu nxiti qeverinë shqiptare që kjo reformë të ndërmerret sa më shpejtë.

“Vetëm tre gjyqtarë janë dënuar deri tani. Reforma në drejtësi duhet të bëhet sa më shpejt. Këto debate në publik janë të rëndësishme”, pohoi ambasadori Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat