Dule hakmerret për çamët dhe detin, “nxin” zgjedhjet te OSBE

Shqipëria

Dule hakmerret për çamët dhe detin, “nxin” zgjedhjet te OSBE

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:23

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut z. Vangjel Dule priti sot në takim z. Andreë Bruce përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.

Me këtë rast, Dulja pati mundësi që të hakmerret ndaj qeverisë shqiptare për zgjedhjen në parlament të një nënkryetari çam, si dhe moslëshimit pe ndaj Greqisë për zonën detare të Shqipërisë, të cilën qeveria helene e konsideron të sajën.

Kreu i partisë greke Dule i “nxiu” zgjedhjet duke thënë se ka konstatuar “precedentë antiligjorë duke patur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore të cilat u implikuan në këtë proces. Fakte, si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mospërputhja e vulave të sigurisë si dhe shkeljet të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat