Vëllezërit Aliko sot para gjykatës, do njihen me masën e sigurisë

Shqipëria

Vëllezërit Aliko sot para gjykatës, do njihen me masën e sigurisë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:13

Dy vëllezërit Aliko që akuzohen si dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat do të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.

Deri tani Arbion dhe Alban Aliko, kanë mohuar të jenë pjesë e grupit të zjarrit dhe të kenë qëlluar ndaj forcave të policisë. Prej ditës së arrestimit, dy të rinjtë ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku mësohet se vijojnë të mbajnë agjerim.

Prokuroret e çështjes kanë dështuar në tentativën e tyre per ti berë dy vëllezërit bashkepuntore ne hetim.

Ndërkohë dje tre të arrestuarit e tjerë se pjesë e grupit të zjarrit, Klodian Selimi, Dervish Gaba dhe Elvis Boci, kane dale perpara gjykates ku jane njohur me masen e arrestit me burg. Ata u sollën në gjykatë nen masa te rrepta sigurie, ndërsa në sallë mësohet se kanë mohuar të jenë përfshirë në sulmin ndaj forcave RENEA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat