Çako: Lazaratasit me antitank, autoblindat të pamundur për të gjithë

Shqipëria

Çako: Lazaratasit me antitank, autoblindat të pamundur për të gjithë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 21:08

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit ka rrëfyer disa prapaskena nga ndodhitë e kohëve të fundit në Lazarat, ku një bandë e armatosur kriminale qëlloi për vdekje Dëshmorin e Atdheut Ibrahim Basha.

Çako tha se banda e armatosur kishte kohë që përgatitej për sulmin dhe se në dispozicion kishin një arsenal armësh, ndër të cilat edhe një antitank.

Kreu i Policisë tha se shumë informacione policisë i kanë ardhur nga vetë banorët e Lazaratit.

I pyetur nëse policia kishte kushtet e duhura të mbrojtjes dhe përse efektivët që u qëlluan nuk po lëviznin me një mjet të blinduar, Çako theksoi se “policia nuk është Ushtri, ajo është pjesë e popullit dhe garanton mbrojtjen e tij. Nuk është e mundur që të gjitha forcat policore të qarkullojnë me mjete të blinduara nëpër Shqipëri, sepse nuk jemi në proces lufte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat