Klosi betohet si ministër i Mirëqënies Sociale

Shqipëria

Klosi betohet si ministër i Mirëqënies Sociale

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:29

Deputeti Blendi Klosi u betua sot si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Betimi u bë në ambientet e Presidencës.

Klosi u emërua ministër i Mirëqenies Sociale pak ditë pasi Erion Veliaj dhe dorëheqjen nga ky post për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se “Klosi do të çojë më tej reformat e nisura nga Erion Veliaj”.

Kuvendi miratoi të enjten me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dekretin e Presidentit që emëron Blendi Klosin në postin e ministrit të ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat