PD: Kandidati i PS për Librazhdin i ka dhënë familjarëve të tij miliona fonde

Shqipëria

PD: Kandidati i PS për Librazhdin i ka dhënë familjarëve të tij miliona fonde

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:48

Partia Demokratike ka denoncuar një rast abuzimi të fondeve me kandidatin për kryetar bashkie në Librazhd Kastriot Gura. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Luçiano Boçi ka akuzuar Gurën se kur ka qenë kryetar i Këshillit në Qukës i ka dhënë familjarëvë të tij miliona lekë, duke sajuar përmbytje apo dëme natyrorë.

Luçiano Boçi: Po i tregojmë sot publikut vetëm një rekord të kandidatit për Librazhdin çka tregon se cfarë është në gjendje të bëjë kur ka pushtet. Kur ishte kryetar i Këshillit Qukes Kastriot Gura dha miliona fonde për njerëzit e tij duke sajuar përmbytje apo dëme natyrore. Kemi një listë nepotike të dëmshpërblimeve të njerëzve të tij me taksat e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat