Luftë terrorizmit, SHISH në kërkim të agjentëve që njohin gjuhët e rralla

Shqipëria

Luftë terrorizmit, SHISH në kërkim të agjentëve që njohin gjuhët e rralla

Më: 26 maj 2015 Në ora: 22:25

Lufta ndaj terrorizmit si dhe mbajtia nën vëzhgim e elemntëve ekstremist më së shumti të shtrirë jashtë kryeqytetit kanë nxitur shërbimin informativ shtetërorë të rekrutojë agjentë terreni të cilët kanë njohur të gjuhëve të rralla.

Burime për A1Report nga ShISh bënë me dije se ndër gjuhët e rralla preferohen ata që kanë njohuri për gjuhët e folura dhe të shkruara në lindjen e mesme dhe vendet arabe.

Kjo është një kopje e siguruar nga A1Report e urdhrit të firmosur nga Visho Ajazi Lika, ku siç dhe shihni, të avantazhuar do të jenë ata kandidatë që kanë këto njohuri të gjuhëve të rralla.

Një tjetër kusht i vendosur nga Ajazi është dhe ajo e mospasjes së asnjë debie qoftë në raport me shtetin apo me privatin, pasi kandidatët duhet të dorëzojnë dhe një certifikatë nga zyrat e përmbarimit.

Ende nuk ka një të dhënë zyrtare se sa do të jetë numri i personave të cilët do të rekrutohen, ndërsa mendohet se përafërsisht do të jenë rreth 50 persona dhe aplikimi për këtë pozicion në shish është i hapur deri një ditë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat