Tepelenë, dy kandidatë socialistë përballë njëri-tjetrit

Shqipëria

Tepelenë, dy kandidatë socialistë përballë njëri-tjetrit

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:23

Në zgjedhjet e 21 qershorit në Tepelenë do të jenë tre kandidatë që do të garojnë për postin e kryebashkiakut.

Përveç kandidatit të mazhorancës Tërmet Peçi, Dritan Memushi, një tjetër emër i PS do të kandidojë si i pavarur.

Ai është propozuar nga shoqëria civile dhe vjen në një moment kur ka pasur shumë pakënaqësira lidhur me kandidaturat e propozuara nga kreu i PS Rama.

Memushi ka thënë për gazetën Shqip se ai është prej 20 vjetësh anëtar i PS dhe ka mbetur i pakënaqur pasi nuk u kandidua nga e majta dhe vendosi të dalë i pavarur.

“Ky është një leksion demokracie i qytetarëve tepelenas dhe një leksion për PS për të vlerësuar ata që kanë dhënë kontribut në vite”, ka thënë Memushi.

Memushi thotë se nuk i është kërkur të tërhiqet nga e majta.

“Më kanë quajtur tradhëtar fillimisht por kam folur edhe me Ramën dhe askush nuk më ka kërkuar të tërhiqem”, tha ai.

E djathta ka kandiduar Veip Çelën në Tepelenë i cili mund të përfitojë nga “lufta” mes dy kandidatëve socialistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat