I thyejnë xhamat e makinës gazetares së “News 24″

Shqipëria

I thyejnë xhamat e makinës gazetares së “News 24″

Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:59

Spikerja e njohur e lajmeve në News 24 dhe moderatorja e emisionit “Njërëz në Fokus”, Ola Bruko në faqen e saj, në rrjetin social Facebook shkruan se sot në mëngjes i kanë thyer xhamat e makinës, së parkuar poshtë pallatit.

Bruko bën me dije se kjo është hera e dytë që i ndodh dhe beson që ngjarja është e qëllimshme. Gazetarja shton se herën e parë e ka denoncuar rastin në polici, por fajtori ende nuk është gjetur.

Më tej, gazetarja bën të ditur se nuk ka pasur konflikte me asnjë person, as ajo e as bashkëshorti.

“Del në mëngjes nga shtëpia dhe konstaton se për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër të kanë thyer xhamin e makinës! Ngjarja mendoj se ka ndodhur mes orës 9-10 të mëngjesit, kjo sepse pasi çova në çerdhe vajzën e riparkova makinën poshtë pallatit dhe kur dola sërish pas një ore, xhami ishte i thyer! Herën e parë e denoncova në polici dhe nuk u gjet fajtori! Nuk di nëse duhet ta bëj sërish denoncimin…….!

Për mua është e qartë që ngjarja është e qëllimshme pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet sepse poshtë pallatit ka shumë, po shumë makina të tjera! A duhet të kem frikë? Specifikoj faktin se as unë as bashkëshorti im Andi Papaproko nuk kemi debatuar me asnjë nga fqinjët tanë apo ndokënd tjetër”, – shkruan ajo në një status në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat