Reagon Dako pas incidentit me Dumën: PD të mos nxisë dhunë

Shqipëria

Reagon Dako pas incidentit me Dumën: PD të mos nxisë dhunë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:46

Pas incidentit të ndodhur në Durrës ku një person me flamurin e PS ka sulmuar shtabin e kandidates së djathtë për këtë qytet Grida Duma, ka reaguar edhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

Përmes një statusi në FB ai është distancuar nga ky akt dhune dhe ka shprehur indinjatën lidhur me këtë incident.

Ja deklarata e Dakos:

Ne distancohemi plotesisht nga cdo akt dhune apo cdo gjest qe devijon nga filozofia jone pozitive e fushates dhe e komunikimit dhe sjelljes elektorale.
Cdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do kete mbeshtetjen nga asnje strukture e PS dhe koalicionit tone.
Ne besojme qe politika duhet ti bashkoje dhe jo ndaje qytetaret.

Ne besojme ne qytetari dhe sjellje ne sherbim te qytetareve ndaj cilido individ qe deshmon per sjellje tjeter nuk do jete i mirepritur ne familjen tone politike.

Nese parti politike perdorin flamujt e fushatave si kamuflazh per veprime te dhunshme e per te akuzuar me pas kundershtarin, ky nuk eshte problemi yne. Ne i denojme akte te tilla dhe i bejme thirrje PD te mos nxise dhunen dhe konfrontimet fizike. Fushata zgjedhore per kryetarin e bashkise se durresit eshte dhe duhet te mbese nje gare ku te mbizoteroje forca e ideve, jo ideja e forces.

Aleanca e Shqiperise Europiane do beje nje fushate qytetare per qytetaret qe nga fillimi i fushates dhe deri ne shpalljen e rezultatit ndaj presim edhe nga pala tjeter politike te kontribuoje njelloje me ne ne menyre qe te vendosim nje standart qytetarie ashtu sic e meritojne qytetaret durrsake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat