Miratohet projektligji që liberalizon shërbimin postar

Shqipëria

Miratohet projektligji që liberalizon shërbimin postar

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:43

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë njëlloj për shërbime të ndryshme, pavarësisht vendndodhjes gjeografike
Opozita ishte kundër projektligjit.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për Shërbimin Postar, sipas të cilit parashikohet të ofrohen një minimum shërbimesh me të njëjtin çmim në të gjithë vendin.

Gjithashtu sot u vendos që edhe emetimi i Pullës Shqiptare i lihet postës.

Kreu i Postës shqiptare, Majlind Lazimi, është shprehur se ky ligj është pjesë e planit kombëtar të integrimit çka do të bëjë që qytetarët shqiptarë, pavarësisht vendit ku jetojnë, të përfitojnë të gjithë me të njëjtën tarifë një sërë shërbimesh.

“Duke siguruar një minimum shërbimesh me një cilësi të specifikuar të cilat do duhen të ofrohen në gjithë territorin e Shqipërisë me çmime të njëjta për përfitimet e gjithë përdoruesve pavarësisht vendndodhjes së tyre gjeografike pavarësisht nëse këto qytetarë ose këto përdorues janë në zona urbane nëpër qytete apo në zona rurale apo në fshatra të ndryshme. Edhe në ligjin e ri janë parashikuar dispozita të veçanta në lidhje me emetimin e pullave postare shqiptare e drejta e emetimit të pullës postare, pra pullës postare shqiptare i lihet edhe me këtë projektligj Postës Shqiptare”, u shpreh Lazimi.

Projektligji u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Ish-ministri i i Financave Ridvan Bode u shpreh se ky projektligj lë shteg për pjesëmarrje në treg te personave jo kompetitiv.

Ky projektligj u miratua nen për nen edhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat