Protestë edhe në Tiranë

Shqipëria

Protestë edhe në Tiranë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 10:21

Nisma “Qytetarët për Parkun”, sot mban protestën e radhës për mbrojtjen nga ndërtimet abuzive të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.

Kështu thuhet në një njoftim të kësaj nisme, sipas të cilës së protesta do të mbahet para kryeministrisë, ku protestuesit dhe mbështetësit e kësaj nisme do të vijojnë thirrjet ndaj Kryeministrit Rama, i cili nuk po bënë asgjë pasi Parku i Liqenit rrezikohet të shkatërrohet përfundimisht nga projektet abuzive të ndërtimeve.

“Ju kujtojmë që prej dy muajsh në mënyrë të pandërprerë protestojmë duke kundërshtuar forcërisht projektin për ndërtimin poshtë digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Deri më tani kemi protestuar tek vendi ku po kryhet masakra mjedisore, tek Diga e Liqenit; tek Bashkia e Tiranës që ka dhënë lejen abuzive; te Gjykata Administrative e cila ka dhënë një vendim në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Tiranës për vijimin e ndërtimit pas ndalimit të punimeve nga INUK-u; përpara Kryeministrisë e cila po hesht duke qenë bashkëfajtore për masakrën mjedisore që e pret të vetmit Park që ka Tirana dhe rrezikon të mos e ketë më”, thuhet në njoftimin e kësaj nisme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat