Emërohet ambasadorja e re e Kinës në Shqipëri

Shqipëria

Emërohet ambasadorja e re e Kinës në Shqipëri

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:13

Kina ka caktuar Jiang Yu si ambasadore të saj në Shqipëri.

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale në presidencë.

Presidenti Nishani ka pritur ambasadoren e re e cila i ka dorëzuar atij kredencialet e saj.

Yu është një diplomate në karrierë dhe më herët ka shërbyer si zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat