PS refuzon opozitën për ndërprerjen e mandatit të deputetit

Shqipëria

PS refuzon opozitën për ndërprerjen e mandatit të deputetit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:48

Komisioni i Posaçëm për Dekriminalizimin ka vijuar sërish me debatet mes mazhorancës dhe opozitës. Amendamenti i Partisë Demokratike për dekriminalizimin ka gjetur kundërshtimin e deputetëve të mazhorancës. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar këtë si “një copë letre të drejtorisë juridike të SHQUP-it” dhe jo një dokument parlamentar ashtu siç duhej të ishte. Sipas amendamentit të opozitës, ndërprerja e mandatit ndodh kur konstatohet se deputeti është dënuar me të paktën 1 vit për një krim të kryer me dashje gjatë periudhës 20-vjeçare deri në bërjen e betimit në vitin 2013.

Amendamenti i vendos nën një betim tjetër deputetët për t’u vetëdeklaruar, nëse kanë një dënim të formës së prerë që nga viti 1993 apo jo. Por ky amendament nuk u pranua nga mazhoranca, pasi kapërcen planin e punës të vendosur një javë më parë. Ndërsa deputeti Balla kërkoi që me sugjerim të ndërkombëtarëve, krahas procesit të dekriminalizimit, duhet të ndryshojë edhe kultura e pandëshkueshmërisë. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho e krahasoi amendamentin me citatet e ish-liderit komunist kinez Mao Ce Duni. Në këtë kuadë zbatohet edhe rasti i zyrtarëve të gjetur fajtorë nga prokuroria, por të pandëshkuar nga gjykatat.

Pjesë e këtyre rasteve, siç nënvizoi Balla, është edhe ai i kreut të PDsë Lulzim Basha i akuzuar për vjedhjen e rreth 230 milionë eurove nga ndërtimi i rrugës së Kombit dhe për vrasjet e 21 janarit 2011. “Do bëheni seriozë të paktën njëherë të vetme në jetë. Si mund të kaloni tek pika 6 e procesverbalit që flet për çështjet ligjore, ndërkohë që ne akoma nuk kemi përcaktuar ekspertët. T’i themi gjërat troç, platformën tuaj do ta lexojmë, do ta marrim në konsideratë sepse që ditën e parë kemi shprehur gadishmërinë për të ju përmbajtur rezolutës”, tha Balla.

Sipas tij, ky proces nuk do të bëhet nga drejtoria juridike e SHQUP-it, por nga eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Si mund të kaloni tek pika 6 e procesverbalit që flet për çështjet ligjore, ndërkohë që ne akoma nuk kemi përcaktuar ekspertët ”Kur flasim për , ekspertizë, bashkë ramë dakord se nuk do të marrim një copë letër nga drejtoria juridike e SHQUP-it por të bëjmë një letër të përbashkët dhe t’ua dërgojmë ekspertëve ndërkombëtarë.

Pse nuk qëndrove në Parlament të votoje? Pse nuk e shprehët sot vullnetin tuaj për dekriminalizim? Hera e parë, pas 20 vjetësh që në Kuvend një parti politike refuzon të mbështesë kërkesën e Prokurorinë për heqje imuniteti”, tha Balla. Gjithashtu debat pati edhe për sa i përket përzgjedhjes së ekspertëve për këtë çështje. Partia Demokratike nga ana e saj i ka përcaktuar emrat, ndërsa mazhoranca kërkoi që të nënshkruhet një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për marrjen e ekspertëve nga brenda stafit të Parlamentit.

Më tej deputeti Bylykbashi u shpreh se janë disa dispozita të cilat do të kërkojnë një ndërhyrje imediate dhe në mënyrë të veçantë ajo që lidhet me kodin zgjedhor, me qëllim që në zgjedhjet e qershorit të mos ketë persona me rekorde kriminale. “Flisni për integritet moral dhe ju sot ikni nga parlamenti. Doni të ndryshoni betimin e deputetit në Kushtetutë. Unë nuk kam ndërmend ta lexoj kështu, silleni siç duhet. Keni marrë disa dekrete të Presidentit italian të vitit 1967 dhe na e keni sjellë këtu.Bëhet fjalë për 40 vite më parë dhe gjërat kanë ndryshuar shumë, u shpreh Spartak Braho

Platforma e opozitës për Dekriminalizimin

Opozita paraqiti pranë Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin platformën e saj. Objektivi i platformës është hartimi dhe miratimi i instrumenteve kushtetues dhe ligjore për verifikimin, identifikimin dhe largimin nga funksioni, i deputetit, i të zgjedhurit vendor dhe çdo funksion tjetër të emëruar nga Parlamenti në institucione kushtetuese, të krijuara me ligj, nga shërbimi civil dhe Administrata Publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe pengimin e zgjedhjes apo emërimit në këto funksione në të ardhmen të personave që kanë kryer vepra penale.

Sipas opozitës ka dy lloje objektivësh, ai afatshkurtër që flet për largimin nga Parlamenti, institucionet dhe administrata i zyrtarëve që mbajnë dhe ushtojnë një mandat apo funksion të zgjedhur apo të emëruar dhe që rezultojnë të kenë rekorde të rënda kriminale. Ndërsa objektivi afatgjatë flet për pengimin e zgjedhjes apo emërimit në organet e zgjedhura apo të emëruara, në administratë, në qendër apo në pushtet vendor, i personave që kanë rekorde të rënda kriminale brenda Shqipërisë apo në çdo vend tjetër të botës.

Pjesë nga platforma Proces i dekriminalizimit do të bëhet sipas disa modeleve evropiane, apo dhe ai amerikan dhe australian.

Modeli italian i vitit 2012 ose i njohur ndryshe Ligji i Severinos flet për një pengesë për kandidim në zgjedhje në Dhomën e Deputetëve, Senat, Parlamentin Evropian, funksione qeveritare përfshirë: verifikohen raste të dënimit penal për krime të rënda si pjesëmarrje në organizata mafioze, terrorizëm, rrëmbim personi, vepra kundër administratës publike ku përfshihet korrupsioni, si dhe kur personi është dënuar jo më pak se dy vjet për vepra penale të kryera me dashje dhe kur këto vepra penale dënohen deri në 4 vjet apo më shumë.

Mandati i deputetit, senatorit eurodeputetit kryeministrit apo ministrit, etj, ndërpritet edhe kur pengesa për kandidim verifikohet pas marrjes së mandatit dhe gjatë ushtrimit të tij. Kohëzgjatja e ndalimit të kandidimit është dyfishi i kohës së ndalimit të ushtrimit të funksionit publik që vjen si pasojë automatike e dënimit penal. Kur nuk ka dënim të tillë, ndalimi është jo më pak se 6 vjet. Ndërsa dekreti i Presidentit të Republikës së Italisë, i vitit 1967, ndalon të drejtën e votës të personave që: janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe që më pas sjell humbjen permanente të të drejtës për funksione publike. Personat për të cilët janë vendosur masa sigurie parandaluese, me burg apo detyrim paraqitjeje, si dhe personat të cilët janë ndaluar përkohësisht të ushtrojnë funksione publike

Modeli anglez thotë se personat që dënohen për më shumë se 1 vit me burgim, humbasin të drejtën e votës në mënyrë të përhershme, e cila sjell humbjen e të drejtës së zgjedhjes. Personat që kandidojnë duhet të deklarojnë shkaqe që pengojnë kandidimin e tyre para regjistrimit. Në rast mosdeklarimi të saktë, mbahet përgjegjësi penale.

Ndërsa në SHBA shtete të ndryshme e rregullojnë në forma të ndryshme pengimin për kandidim. Për shembull në Miçigan u miratua me referendum në 2010 (75% vota pro) një amendament kushtetues me të cilin ndalon kandidimin në legjislativin e shtetit apo në emërimin në funksione shtetërore të personave që janë dënuar me jo me pas se 1 vit për vepra penale që kanë lidhje me mungesë ndershmërie, mashtrim apo thyerje të besimit publik, gjatë ushtrimit të një detyre shtetërore. Pengesa aplikohet mbi personat e dënuar në 230 vitet ndonjë shteti të veçantë.

Në Australi, shteti ndalon përjetë kandidimin e personave që kryejnë tradhti apo dënohen për një krim.

Komisioni i Venecias përcakton në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet zgjedhore se kriteret për kufizimin e të drejtës së kandidimit nga shtetet e Këshillit të Evropës janë më pak strikte se kriteret për kufizimin e të drejtës së votës. Platforma e opozitës për dekriminalizimin

DEKRIMINALIZIMI

Deputetët socialistë Taulant Balla dhe Armando Subashi kërkuan që në procesverbalin e Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin të shtohet edhe një pikë tjetër që ky proces të prekë edhe personat e gjetur fajtorë por që nuk janë dënuar. “Në vijim të një kërkese të vazhdueshme nga KE dhe nga DASH për një kulturë pandëshkueshmërie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në duam që në planin e punës së këtij komisioni përveç çështjes që lidhet me persona me rekorde kriminale të hyjmë edhe në kulturën e pandëshkueshmërisë, që përfshin edhe dekriminalizimin edhe katarsisin, për të ju thënë njerëzve që në administratë dhe Parlament nuk do të ketë jo vetëm ish-të dënuar, por edhe persona të gjetur fajtorë nga prokuroria por të padënuar. Nuk ka dekriminalizim pa mbaruar procese ligjore. Pra të shtohen jo vetëm persona me të shkuar kriminale por edhe të personave të gjetur fajtorë dhe të padënuar”, u shpreh Balla. Të njëjtën linjë ndoqi edhe deputeti tjetër socialist Subashi “Ne kërkojmë të shtojmë edhe eliminimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Këtë bazë, ne rrugës do të shohim ta përkthejmë në nisma ligjore”, u shpreh Subashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat