Nuk zhvillohet ankandi për shitjen e “City Park”

Shqipëria

Nuk zhvillohet ankandi për shitjen e “City Park”

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:46

Ankandi për shitjen e “City Park” i planifikuar për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme nuk është kryer. Sipas “Monitor” përfaqësuesit e zyrës përmbarimore “ Executores Litium” nuk ishin te pranishëm.
Përfaqësuesit e “ City Park” paraqitën një kërkesë për shtyrje të afatit të pagesave ndaj kreditorëve, të cilën e Gjykata e kishte pranuar.
Kjo ka acaruar kreditorët, të cilët nuk janë shprehur dakord me këtë shtyrje, ndërkohë që u ankuan se nuk po sqaroheshin saktë se çfarë po ndodhte, teksa ishin përgatitur për zhvillimin e ankandit.
Çmimi fillestar për shitjen e kësaj qendre tregtare ishte planifikuar të niste 24.48 milionë euro.
Sipas bilancit të “City park”, vlera minimale e caktuar për shitje është tre herë më e ulët se vlerësimi i pasurisë në bilancin e kompanisë dhe pothuajse e barabartë me shumën që qendrau detyrohet bankave tregtare. Bilanci zhgënjyes i kompanisë dhe modeli që nuk funksionoi
Sipas detajimeve në bilanc, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, që është pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi.
“Kreditë afatgjata të marra nga banka janë nëproces ristrukturimi, pasi kanë skaduar kontratat fillestare”, – thuhet në bilanc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat