“Në Rusi lideri opozitës vritet, në Shqipëri kërcënohet me jetë nga banda e qeverisë”

Shqipëria

“Në Rusi lideri opozitës vritet, në Shqipëri kërcënohet me jetë nga banda e qeverisë”

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 19:02

Në një koment në rrjetin social facebook ish kryeministri Berisha shkruan se në Rusi lideri opozitës vritet, ndërsa në Shqipëri kërcënohet me jetë nga bandat e qeverisë. Më poshtë komenti i plotë ish kryeministrit në rrjetin social.

“Ne Moske, mbi nje ure ne afersi te Kremlinit, ekzekutohet me 4 plumba Boris Nemtsov, kundershtari me kryesor i diktatorit Putin dhe lideri kryesor i opozites ruse. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te paprecedent qe deshmon fytyren e vertete te regjimit te Putinit, deshmon situaten ne te cilen ndodhet opozita ruse, shpreh ngushellimetme te thella, solidaritetin tim me te madh familjes dhe opozites ruse ne teresi.

Me kete rast i bej thirrje OKB-se, Bashkimit Europian, te izolojne teresisht Rusine e Putinit deri sa te pranoje nje hetim nderkombetar te pavarur dhe te dergoje para drejtesise autoret e krimit te shemtuar.

Por sot i bej thirrje qytetareve shqiptar, miqve te Shqiperise, institucioneve nderkombetare si dhe avoketeeve te huaj te regjimit te Rames, te denojne aktin e kercenimit me jete te liderit te opozites shqiptare z. Lulzim Basha nga kreu i bandes se Partise, Emiliano Shullazi. Rikujtoj ketu se vet Edi Rama qe vjell cdo dite vrere, sharje dhe mallkime per opoziten, nuk ka denuar ne asnje rast, kercenimin me jete te rivalit te tij politik. Perseri i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te zbatoje pa lekundje ligjin e vendit per te vendosur para drejtesise autorin e kercenimt te shemtuar, porositesit dhe sponsoret e tij, per te parandaluar akte qe do te zhysnin vendin ne nje katastrofe te vertete. Opozita shqiptare nuk gjunjezohet kurre”, shkruan Berisha në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat