Shqipëria dënon sulmet në Ukrainë

Shqipëria

Shqipëria dënon sulmet në Ukrainë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 09:56

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sulmet e një dite më parë në lindje të Ukrainës ku mbetën të vdekur dhjetëra të vdekur dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Dhjetëra viktimat dhe të plagosurit e sotëm janë të fundit në listën gjithnjë e më të gjatë të civilëve, që po bëhen objekt sulmi dhe terrori nga forcat separatiste në lindje të Ukrainës. MPJ shpreh shqetësimin se veprime të tilla kriminale përkeqësojnë situatën humanitare në lindje të Ukrainës dhe kontribuojnë në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”,- thuhet në deklaratën për shtyp.

Më tej, MPJ-ja shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe të gjithë popullit të Ukrainës.

“MPJ u bën thirrje atyre që kryejnë veprime të tilla çnjerëzore të ndalin menjëherë veprimet luftarake dhe të angazhohen plotësisht për zbatimin pa kushte të marrëveshjeve të Minskut, për të rikthyer paqen në Ukrainë”.

Një treg, dhjetëra shtëpi, shkolla dhe dyqane u sulmuan ditën e shtunë në qytetin Mariupol, në juglindje e Ukrainës, duke vrarë të paktën 30 vetë. Qeveria ukrainase i bëri thirrje edhe njëherë Rusisë që të ndërpresë mbështetjen për rebelët, ndërkohë paralajmëroi një fushatë të gjerë ushtarake ndaj tyre.

Qeveria ukrainase i quajti këto sulme si një sfidën ndaj NATO-s dhe ShBA-së, të cilat në vazhdimësi kanë mbështetur Kievin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat