“Guvernatori vetëm nga konsensusi”

Shqipëria

“Guvernatori vetëm nga konsensusi”

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 19:34

Një ditë më parë u duk se zgjedhja e Guvernatorit të ri po shkonte drejt zgjidhjes.

Kjo pasi dekretin e presidentit për figurën e Genti Sejkos, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës vendosi ta pranojë si kandidature të veten.

Por kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe thotë se sërish Guvernatori i Bankës do të kaloje vetëm përmes konsensusit.

Në një reagim në faqen e tij të Facebook, Braçe i kujton presidentit se anëtari përfundimtar që përzgjidhet në bordin e Bankës kërkon votat e shumicës së Kuvendit.

Braçe thotë se ai do të vijë e dëgjohet njëherë në komision, dhe me anë të raportit të Komisionit të Ekonomisë ku ai vetë është kryetar do t’i propozohet parlamentit.

Barçe ironizon duke thënë se vullneti i mazhorancës është të zgjedhë Guvernatorin dhe jo numrin 13 të ballos pa maska të Presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat